Xhavit Haliti i bindur: PDK-ja do t’i fitojë përsëri zgjedhjet

Në PDK-në e Kadri Veselit janë të bindur se partia e tyre do të dale fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit.


Pas nënkryetarit Enver Hoxhaj që deklaroi në një intervistë për mediat se PDK është partia e parë sipas sondazheve, i bindur në fitore është edhe një nga njerëzit kryesorë të kësaj partie, Xhavit Haliti.

Ai ndërsa ka treguar se ka takuar sot në Pejë bashkëpartiakun Ramë Vataj, ka thënë se ndër të tjera me të ka biseduar edhe për zgjedhjet, çka sipas tij do t’i fitojë sërish PDK-ja, shkruan Reporteri.net.

“Sot pasditën e kalova në Pejë, në shoqëri me bashkëpartiakun tim, Ramë Vata, vëlla i dëshmorit, njëherit bashkëveprimtarit tim, Fadil Vata. Me Ramën evokuam kujtime nga e kaluara. Ndërkohë, diskutuam edhe për proceset politike në vend, përfshirë përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat do t’i fitojë përsëri PDK-ja”, ka shkruar Haliti në Facebook.