Xhavit Haliti: Kosova nuk është e Vetëvendosjes dhe as e liderit të saj

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti ka thënë se pika më e vështirë e qeverisjes së re do të jetë zhvillimi ekonomik dhe bisedimet me Serbinë.

“Pika më e vështirë është zhvillimi ekonomik dhe bisedimet me Serbinë, janë pika më sensitive tash ta shohim si do të zhvillohet”, ka thënë Haliti për IndeksOnline.

Haliti ka thënë se nuk ka prirje për t’i besuar kundërshtarit politik, teksa ka thënë se “Kosova nuk është as e VV’së as e Kurtit” sa fliste për dialogun Kosovë-Serbi.

“Varet qysh dhe me kënd do me bo koalicon, a po don vet nëse i siguron votat, kështu është deklaru. Unë nuk mundem me parashiku çka bën ai. Ne nuk i kemi fitu votat dhe nuk mund të flasë për të tjerët. Nuk i interpretojë mendimet e atij dhe nuk kam prirje me i besu kundërshtarit politik, ai i ka fitu zgjedhjet dhe ne do ta shohim sa do të jetë koshient me ato që i ka premtu, çfarë qeverie do të krijojë, cilat do të jenë politikat e saj të brendshme dhe të jashtme, të zhvillimit ekonomik, shëndetësia, ekonomik”, ka theksuar tutje ai.

“Pika më e vështirë zhvillimi ekonomik dhe bisedimet me Serbinë, janë pika sensitive tash ta shohim si do të zhvillohet. Kosova nuk është e Vetëvendosjes dhe as e liderit të LVV-së, Kosova është e kosovarëve dhe Kosova ka një kushtetutë dhe ligjet e saj, dhe konform kushtetutes do të veprojë edhe ai, nëse i shkelë dihet ajo punë”, ka theksuar tutje ai.

Tutje, Haliti ka thënë se ende nuk është në dijeni se sa vota ka arritur t’i sigurojë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Vlen të përmendim faktin se në zgjedhjet që u mbajtën këtë të diel, Lëvizja e Albin Kurtit bindshëm ka fituar më së shumti vota në vend. Nga ana tjetër Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve pritet t’i numërojë edhe votat nga diaspora, ato me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.