Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini e ka emëruar Veton Halilin në pozitën e Shefit të Kabinetit në Zyrën e Kryetarit.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Komunës së Dragashit, Brendi Berisha, përmes një njoftimi në Facebook, përcjell LAJME365.
Njoftimi i plotë:
Me vendim të Kryetarit të Komunës, z.Bexhet Xheladini,sot më datë 17.01.2022 është emëruar z.Veton Halili në pozitën e Shefit të Kabinetit në Zyrën e Kryetarit.
Vetoni me profesion është Jurist ka punuar si Zyrtar Ligjor për një periudhë mbi 4 vjeçare në Zyrën Regjionale për Ndihmë Juridike.
Suksese!
/lajme365.com