Zgjedhet drejtori i QKMF-së në Prizren

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Xhevat Elezkurtaj është përzgjedhur në pozitën e drejtorit të QKMF-së.

Njoftimi se ai është kandidati më i suksesshëm për këtë pozitë është publikuar nga Zyra e Personelit të Komunës së Prizrenit.

“Komuna e Prizrenit bënë njoftimin për kandidatin e suksesshëm të rekomanduar nga Komisioni përzgjedhës, pas përfundimit të procedurës së rekrutimit për pozitën Drejtor i  Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Drejtoria e Shëndetësisë, Komuna e Prizrenit.

Titulli i vendit të punës: Drejtor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare

Emri dhe Mbiemri: Xhevat Elezkurtaj

Numri i aplikacionit: 02-112-133396

Pikët e përgjithshme të fituara (me përqindje): 95.26%”, thuhet në këtë njoftim.