Xhudistët dhe karateistët marrin shpërblimet nga shteti

MKRS ka bërë ndarjen e shpërblimeve sipas Rregullores 15/2013 për rezultate kulmore që arrijnë sportistët.

Kështu, Xhudistja Erza Muminoviq shpërblehet me 10,000€, për Medaljen e Bronztë në Xhudo në Lojërat Olimpike për të Rinj në kategorinë -44 kg, të mbajtur në Buenos Aires të Argjentinës.

Xhudisti Akil Gjakova shpërblehet me 5,000€ për Medaljen e Artë në Xhudo në Kampionatin Evropian U 23 të Xhudos në kategorinë -73 kg, të mbajtur në Gyor të Hungarisë.

Xhudistja Loriana Kuka shpërblehet po ashtu me 5,000€, për Medaljen e Artë në Xhudo në Kampionatin Evropian U 23 të Xhudos në kategorinë -78 kg, të mbajtur në Gyor të Hungarisë.

Ndërkaq, Driton Kuka, trajner i Kombëtares së Kosovës në Xhudo, shpërblehet me 5,500€ si trajner i xhudistes Erza Muminoviq dhe me nga 2,500€ si trajner i sportistëve Akil Gjakova dhe Loriana Kuka.

Karateisti Melos Gashi shpërblehet me 3,500€ për Medaljen e Argjendtë në Karate, në Kampionatin Evropian për Kadet Junior dhe U 21 të Karatesë në kategorinë +70 kg, të mbajtur në Aalborg të Danimarkës. Ndërkaq trajneri i tij, Muhamet Rexhepi, shpërblehet me 1,750€.

Karateistja Albulena Gërvalla shpërblehet me 2,000€ për Medaljen e Bronztë në Karate në Kampionatin Evropian për Kadet Junior dhe U 21 të Karatesë në kategorinë -55 kg, të mbajtur në Aalborg të Danimarkës. Ndërkaq trajneri i saj, Isak Curri, shpërblehet me 1,000€.