Tri fitore me Ippon dhe në gjysëmfinale duke mposhtur serben, Marica Perishiq, e cila ishte favorite e kësaj gare në kategorinë deri 57 kg, xhudistja e re, Flaka Loxha, është plasuar në finale të Kupës Evropiane për të rinj e cila po mbahet në Sarajevë.

Ajo tashmë ka siguruar medaljen e argjendtë, ndërsa në finale do të luftoj për medaljen e artë kundër një rivale nga Holanda, ka bërë të ditur trajneri i mirënjohur, Driton Kuka.