Xhudo përsëri e bën Kosovën lajm kryesor në mediat botërore

Sporti padyshim që është një nga ambasadorët kryesor në prezantimin e shtetit në arenën ndërkombëtare.

Kosova ka në radhët e veta shumë sportistë të zot, sidomos në xhudo si: Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Loriana Kuka, Akil Gjakova, Nora Gjakova e shumë të tjerë.

Falë këtij sporti vendi ynë është bërë top temë në mediat botërore.

Në postimin e tij trajneri Toni Kuka e quajti këtë si motivim i së hënës.

“Kosova prapë në Top Mediat Botërore! Lajme pozitive do ketë shumë e më shumë nga të rinjtë tanë që po tregojnë vlerat e virtytet tona si popull”

Xhudistët tanë janë në rrugë të mbarë për të siguruar normën olimpike për “Tokyo 2020”.

Së fundmi në Budapest Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi morën “Medaljet e Argjendta”.

Ndërkaq Akil Gjakova arriti të marrë të artën.