Xhudos kosovare po i “vargisen” medaljet

Në “European Open” – garë kjo e nivelit të Kupave Botërore kualifikuese për Lojëra Olimpike që po mbahet dje dhe sot në Zagreb, ekipi kosovar më në krye me Driton Kuken u paraqit me katër garues, e nuk u nda pa medalje.

Lajmin e ka konfirmuar kryetrajneri Kuka, i cili mes tjerash, lidhur me ngjarjen deklaroi:”Sot(e shtunë) garuan Erza,Fatjona,Flaka dhe Laura! – Një medalje e bronztë e dy vende të 7 si dhe një fitore e një humbje për Fatjonen! – Laura fitoj medaljen e parë për të rritura pas vendit të pestë në Evropian javë më parë! – Flaka shënoj dy fitore e dy humbje me pak fat do arrinte te medalja. -Erza poashtu dy fitore dhe dy humbje por sishte në ditë të mirë dhe nuk e dha sa o prit prej saj. -Fatjona luftoj mjaft mirë dhe me qasje si sot shpejt do vijnë medaljet edhe për të rritura.”

Ndërsa, sa i përket ditës së sotme(e dielë) garojnë Shpat Zekaj dhe Arber Kullashi.

Ndryshe sporti i xhudos kosovare po vazhdon me medalje edhe me ekipin e ri që e pati barrën e madhe atje, marr parasysh që kolosët tonë pushuan këtë javë.