Ylli i skuadrës së madhe të Premierligës infektohet me koronavirus, konfirmon klubi

Tottenhami ka konfirmuar se një person brenda skuadrës së vet ka dalë pozitiv në testin për koronavirus, pas rezultateve të rundit të pestë të testimit në skuadrat e Premierligës.

Ky ishte rasti i vetëm nga të gjitha testet ndaj të gjitha klubeve të Premierligës në rundin e pestë, transmeton Gazeta Express.

Personi i infektuar do të vetizolohet për shtatë ditë.

“Për shkak të konfidencialitetit mjekësor, emri i individit nuk do të zbulohet”, shkruhet në njoftimin e Tottenhamit.

Ky ishte rezultati i vetëm pozitiv nga 1.197 lojtarë dhe anëtarë stafi sa u testuan në rundin e fundit.

Deri më tani janë konfirmuar 13 raste pozitive me koronavirus në Premierligë, nga 5.079 teste të kryera në pestë runde të ndara. /Gazeta Express/

Tags: