Zbulohen detaje të reja nga aksidenti në Bullgari

Automjeti i djegur sot në aksidentin tragjik në Bullgari nuk ka qenë i lajmëruar dhe nuk rezulton në bazën elektronike të Ministrisë së Transportit.

Ministri i Transportit, Bllagoj Boçvarski, ka deklaruar po ashtu se ka filluar puna për marrjen e licencës së punës së kësaj agjencie.

“Për shkak të dëshmive të deritanishme se transportuesi ka bërë transport pa certifikatë licence për automjetin përkatës, në bazë të nenit 12, paragrafi 2, të ligjit të Transportit Rrugor, Ministria e Transportit ka filluar procedurë për marrjen e licencës së punës. Gjithashtu, Qeveria ka angazhuar inspektoratin e transportit të bëjë inspektime të jashtëzakonshëm të punës së kompanisë”, ka deklaruar ministër i Transportit, Bllagoj Boçvarski.