Legjenda argjentinase e futbollit, Diego Armando Maradona ka vdekur sot (e mërkurë) në moshën 60-vjeçare.
Mbrëmja e së mërkurës ka qenë e hidhur dhe njëkohësisht e kobshme për botën e futbollit.
Kjo pasi është raportuar vdekja e legjendës së madhe të futbollit, argjentinasit Maradona.
Legjenda argjentinase ishte i shtruar në spital në fillim të nëntorit, por një operim në tru shkoi me sukses, ndërsa u lirua para disa ditësh nga spitali.
Por, nuk vonoi shumë dhe Maradona u raportua i vdekur pasi të mërkurën në mëngjes ai pësoi një arrest kardiak apo sulm në zemër dhe ndihma e parë në vendin e ngjarjes nuk arriti ta rikthejnë në jetë atë.
Lajmi për vdekjen e Maradonas ka mërzitur të gjithë spektrin sportiv, e në veçanti atë të futbollit, me shumë legjenda e lojtarë aktiv që tani po i kushtojnë rreshta legjendës pas vdekjes së tij. /Telegrafi/