Zbulohet lapidari i dëshmorëve Agron e Osman Krasniqi

Sot është bërë zbulimi i lapidarit të dëshmorëve të kombit, Agron e Osman Krasniqi në fshatin Llapushnik të Komunës së Drenasit.

Në përurimin e lapidarit të dy dëshmorëve kanë marrë pjesë Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, përfaqësues të Qeverisë së Republikës së Kosovës, shoqata të dala nga lufta, familjarë të dëshmorëve, bashkëluftëtarë të dëshmorit Agron e Osman Krasniqi dhe shumë qytetarë.