Zbulohet pllakë përkujtimore kushtuar heronjve të Kosovës , vëllezërve Bytyçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me familjarët e heronjve të Kosovës , Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçin, ka zbuluar një pllakë përkujtimore në lagjen “ Ortakoll”, me rastin e 20 vjetorit të vrasjes së tyre. Në oborrin e ndërtesës ku jeton familja e heronjve, Bytyçi. Në lagjen “ Ortakoll” të Prizrenit, është zbuluar pllaka përkujtimore nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nëna e heronjve , Bahrije, ndërsa të pranishëm ishin edhe drejtues të degës së OVL të UÇK-së në Prizren. Presidenti Thaçi, me këtë rast tha se vëllëzërit Bytyçit, me sakrificën e tyre sublime, janë emblemë e çlirimit të Kosovës. Ai, tha më tej se , autorët e vrasjes së heronjve, Bytyçi, dhe shumë dëshmorëve e martirëve ende janë të lirë si dhe janë pjesë e politikës serbe, të cilët duhet marrë dënimin e merituar për krimet e tyre. Nëna e heronjve, Bahrija, tha se bijtë e saj të shtrenjtë nuk luftaun për vete dhe familjen, por për mbarë popullin shqiptarë. Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçit, ishin pjesëtarë të batalionit “Atlantiku” që kishin ardhur për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata u vranë në vitin 1999, pasi paraprakisht ishin arrestuar nga autoritet serbe.Vëllezërit Bytyçi kanë qenë shtetas amerikanë dhe Uashingtoni ka kërkuar vazhdimisht drejtësi për ta. Trupat e pajetë të tyre u gjetën në Qershor të vitit 2001 në një varrezë masive në Petrovo Sello në Serbi.