Zëdhenësi i PSD’së akuzon zyrtarin e Vetëvendosjes se ia shkroi planin ekonomik Pacollit

Besnik Bislimi, nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje mbrëmë i ftuar në një emision ka listuar AKR-në e Behgjet Pacollit në mesin e subjekteve që janë në anën e krimit.

E kundër kësaj deklarate ka reaguar zëdhënësi i PSD-së,Shkodran Hoti.

Hoti ka thënë se Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Besnik Bislimi është paguar 60 mijë euro nga partia e Behgjet Pacollit për t’ia përpiluar programin e qeverisjes.

Hoti përmes Facebookut ka shkruar se Bislimi ka rreshtuar AKR-në në mesin e partive që janë në anën e krimit, por të njëjtës ia ka marrë 60 mijë euro.

“Besnik Bislimi, nënkryetari i VV’së, bëri një listim të partive që janë rreshtuar në anën e krimit. Në mesin e këtyre partive e përmendi edhe AKR’në, partinë që ia ka fshi 60.000 euro me ia shkru programin”, ka shkruar zëdhënësi i PSD-së.

/GazetaExpress, link: https://www.gazetaexpress.com/zedhenesi-i-psdse-akuzon-zyrtarin-e-larte-te-vetevendosjes-se-ia-shkroi-planin-ekonomik-pacollit-per-60-mije-euro1//