Zëdhënësi i Qeverisë Përparim Kryeziu ka folur për ndryshimin e vendbanimit nga ana e kryeministrit Albin Kurti.

Kryeziu zhvendosjen e Kurtit në vendbanimin e ri e ka lidhur me aspektin e sigurisë.

“Aspekti i sigurisë ka qenë përcaktues për një vendim të tillë [ndryshimin e vendbanimit]”, tha ai në Kanal10.

“Kryeministri i Kosovës ka një protokoll të sigurisë pavarësisht nivelit të sigurisë së tij. Janë çështje që i mbivendosen me ligj pasi ai konsiderohet çështje e rëndësisë së veçantë”, deklaroi Kryeziu, përcjell Telegrafi.

Kryeziu nuk ka dashur të japë detaje tjera pasi thotë se protokolli nuk lejon zbulimin e lokacionit se ku jeton dhe si jeton kryeministri e vendit./Telegrafi/