Zëdhënësi i Komunës së Dragashit, Brendi Berisha, ka dhënë informata për gjendjen e rrugëve pas reshjeve të borës gjatë 24 orëve të fundit.
Në një prononcim për LAJME365, Berisha ka thënë se po punohet intenzivisht në pastrimin e rrugëve, dhe të gjita rrugët janë të qarkullueshme edhe pse ka mungesë të borëpastruesve,
”Po punohet intensivisht në pastrimin e qdo cepi të rrugëve, duke pas parasysh mungesen e borëpastrusve, nuk mund të themi që është plotësishtë perfekte, por rrugët janë të qarkullueshme në të gjitha lokacionet edhe në të gjitha pozicionet gjeografike të vendit.”, ka thënë Berisha./lajme365.com