Zeka: Për deputet do të kandidoja vetëm me partinë e Duda Baljes

Ish-deputeti Milaim Zeka thotë se aktualisht s’do të garonte për deputet në listat e asnjë partie shqiptare.

“S’do të garoja me asnjë parti momentalisht. Me asnjë parti shqiptare”, tha Zeka.

“Unë po të futesha në garë do të garoja me Duda Baljen”, thotë Zeka në RTK.

“Edhe pse Duda është më shqiptare se në të gjithë ne”, shtoi ai.

Duda Balje është kryetare e Unionit Socidaldemokrat (SDU).