Zeka tregon se kush ka folur kundër UÇK-së tek amerikanët

Gazetari Milaim Zeka ka hedhur akuza ndaj ish-kryeministrit Bujar Bukoshi. Ai ka thënë Bumoshi është munduar të krijojë përcarje në UÇK.

Në emisionin Pressing në T7 po flitet për Betejën e Koshares dhe luftën e UÇK-së. Gazetari Milaim Zeka ka thënë për ish-kryeministrin Bujar Bukoshi se ka krijuar përçarje.

“Unë jam i thirrur të flas për pjesën politike, pasi për pjesën politike nuk flas. Flas me fakte por edhe flas për njerëz të gjallë. Njeriu që ka thënë gjërat më të këqija për UÇK-në tek amerikanët është Bujar Bukoshi. Ai ka thënë gjërat më të këqija për njerëzit që kanë qenë pjesë e grupeve të ndryshme sikur LKÇK, LPK, UÇK e të tjerë. Ai i ka taku me fol për Adem Jasharin e luftën e të tjerë, jo nuk i ka takuar. Por ai përsëri e ka bërë. Pse ka dhënë rroga për disa ushtarë. Nuk e ka bërë për ndihmesë. Por për të krijuar përcarje”, tha ai,. /Gazeta Express/