Zekaj nga Instituti për Drejtësi thotë se Kurti ka kohë 48 orë që të ankohet në PZAP

Yll Zekaj nga Instituti për Drejtësi ka komentuar vendimin për moscertifikim e 47 kandidatëve per deputetë nga ana e KGJK’së.

Ai në T7 ka deklaruar se deputetëve që nuk janë certifikuar, mund të përdorin ende mjete institucionale për të ndryshuar këtë vendim.

“Së pari në PZAP dhe prej aty nëse nuk janë të kënaqur në gjykatën supreme. Për ne që kemi përcjellur zhvillimet kanë qenë vendim i pritur. Mirëpo mund të shterren të gjitha mundësitë para se të dalim me vendim përfundimtar”, ka thënë Yll Zekaj nga instituti për Drejtësi.

Express ka raportuar gjatë ditës se 47 kandidatëve për deputetë. Ndër ta janë edhe Albin Kurti, bartës i listës së VV’së, Albulena Haxhiu dhe Liburn Aliu.

Të njëjtit janë dënuar më 2018 për hedhje të gazit në Kuvend. /Express/