Zelanda e Re kalon 100 ditë pa asnjë të prekur nga COVID-19

Zelanda e Re tashmë ka kaluar periudhën prej 100 ditësh pa shënuar asnjë rast të ri me të prekur nga COVID-19.

Përkundër kësaj, zyrtarë të lartë shtetërorë kanë kërkuar nga popullata që të kenë kujdes në zbatimin e masave parandaluese.

Në shtetin me 5 milionë banorë, 23 persona janë duke vijuar periudhën e vetizolimit nën dyshimin se janë të prekur nga COVID-19 dhe janë nën mbikqyrjen e autoriteteve shëndetësore.

Në Zelandën e Re si të prekur nga COVID-19 janë identifikuar gjithsej 1,219 persona.