Zeljko Obradovic largohet nga Fenerbahçe

Trajneri serb i basketbollit, Zeljko Obradoviq, është njoftuar se do të largohet nga klubi turk Fenerbahçe.

Serbi Obradoviq konsiderohet ndër trajnerët më të suksesshëm të basketbollit në Evropë duke fituar 63 tituj me klubet të cilat i ka drejtuar, përfshirë 9 tituj në Euro League.

Obradovic ka njoftuar se do të pauzojë gjatë sezonit të ardhshëm dhe se vendimin për të ardhmen e tij do ta marrë ndërkohë.