Zemaj jep lajmin e madh, ky shtet do t’i ndihmojë Kosovës në sigurimin e vaksinës anti-COVID

Ministri në detyrë i Shëndetësisë Armend Zemaj, sot ka zhvilluar një takim virtual me homologun e tij nga Izraeli, Yuli Edelstein ku edhe kanë biseduar për sigurimin e vaksinës anti-COVID për Kosovën.

Zemaj tha se është diskutuar edhe angazhimin e Kosovës në gjetjen vaksinës anti-COVID.

“Ishte kënaqësi e jashtëzakonshme takimi virtual me Ministrin e Shëndetësisë së Izraelit, z. Yuli Edelstein të diskutoja për gjendjen e pandemisë në shtetin tonë, përkushtimin, të arriturat dhe sfidat tona si dhe bashkëpunimin në mes të dy vendeve në sektorin e shëndetësisë”, ka thënë Zemaj.

Tutje ai ka thënë se bashkëpunimi me Izraelin do të jetë i plotë dhe se do të angazhohen që të sigurojnë vaksinave antiCovid.

“Andaj, edhe sot, brengat tona i trajtuam në pajtim me situatën e pandemisë, luftimin dhe parandalimin virusit si dhe angazhimin tonë në sigurimin e vaksinave anti Covid. Bashkëpunimi do të jetë i plotë, andaj edhe shpreha falënderim për Ministrin, z. Yuli Edelstein për këtë gatishmëri”, ka shtuat tutje Zemaj.