Zemaj: Kemi tri opsione për të siguruar vaksinën anti-Covid

Sigurimi i vaksinës anti-Covid ka filluar të shqyrtohet nga shumë shtete të fuqishme të botës por sa i përket vendit tonë, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj për Dukagjinin ka treguar tri opsionet e mundshme për të arritur te vaksina.

Teksa kompani e universitete të ndryshime, po bëjnë hapat e fundit për të nxjerr në masë, vaksinën kundër coronavirusit, vendi jonë është duke shqyrtuar mundësitë.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se janë tri alternativa se si vendi ynë mund të pajiset me vaksinën anti-Covid.

“I kemi tri alternativa të mundshme: Njëra është përmes Organizatës Botërore të Shëndetësisë që është falas, e dyta është insistimi ynë për blerje direkte dhe e treta është përmes donatorëve siç mund të jetë BE-ja apo shtetet e fuqishme”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Armend Zemaj, përcjell Telegrafi.

Aktualisht, janë dy kompanitë amerikane, Pfizer dhe Moderna që kanë deklaruar se vaksinat e tyre janë 95% të efektshme, për tu mbrojtur nga ky virus, dhe janë në fazën e miratimit për përdorim urgjent.

Teksa, së fundi është edhe Universiteti i Oksfordit, që thotë se efekti i vaksinës së saj, arrin 70%, ndërsa është më e lirë por edhe më lehtë për përdorim.

Aktualisht, Gjermania pritet që vaksinën ta siguroj në gjysmën e dhjetorit, teksa Britania e Madhe po punon që kjo të ndodhë edhe më shpejt. /RTV Dukagjini/Telegrafi/