Zemaj tregon gjendjen e të lënduarve nga shpërthimi në Ferizaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë , personat e lënduar nga shpërthimi  në Ferizaj, janë duk  u trajtuar me të gjitha kapacitetet që ka emergjenca në QKUK.

Zemaj pas vizitës që u ka  bërë në emergjencë, ka thënë se është fat i  mirë që nuk ka të vdekur.

“Erdha të shohë për së afërmi trajtimin e tyre, fati i mirë është se të gjithë janë në jetë dhe janë duke e marrë  trajtimin me të gjitha kapacitetet që ka emergjenca”, tha Zemaj, për medie.

Ai ka thënë se koordinimi i mirë mes Emergjencës dhe Spitalit të Ferizajt tregon përkushtimin e personelit shëndetësorë.

Zemaj u ka uruar shërim të lënduarve./Express