Zemaj: Vaksina anti-Covid do të vijë në shkurt

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se gjatë muajit shkurt vaksina anti-covid do të vijë në Kosovë.

Ai ka thënë se procesi i përgatitjes për ardhjen e vaksinave ka përfunduar.

“Fondin e kemi prej 40 milionësh të siguruara nga taksat. Për rastet e reja të variantit ë Covidit, ne ju kemi informuar, ata janë raste të kontaktit dhe janë drejt shërimit”, ka thënë ai.

Mbi 600 specializantë do të paguhen përmes subvencioneve

Gjithashtu Zemaj ka njoftuar se të gjithë specializantët do të paguhen, duke përfshirë edhe ata që deri tash ishin me vetëfinancim. Ai ka thënë se të gjithë specializantët si mjekë të ri kanë filluar angazhimin, do të futen në listën e pagave përmes subvencioneve.

Ai ka thënë se ky vendim është marrë si pjesë e stimulimit për ta, duke shtuar se janë 550 specializantë të tillë.

“Kjo mbështetje financiare për specializantet bëhet për të siguruar siguri dhe stabilitet për specializantët. Nga tani fokusi i tyre do të jetë në arritjen e shkathtësive”, ka thënë ai.