Zenun Elezaj raporton para Kuvendit të Komunës

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka raportuar sot para anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Klinës për punën e tij në gjashtëmujorin e parë të këtij viti. Elezaj, gjatë raportimit para anëtarëve të kuvendit komunal për periudhën gjashtëmujore të këtij viti, theksoi projektet e realizuara dhe po ashtu për sfidat që kanë hasur në këtë periudhë kohore. Po ashtu ai theksoi se Raporti i Përformacës për Komunën e Klinës për vitin 2018 nga MAPL është mjaftë pozitiv, që ka bërë që Klina të jetë përfituese e granteve të ndryshme nga niveli qendror.

Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Klinës në këtë mbledhje kanë miratuar edhe Korrnizën Afatmesme Buxhetore Komunale 2020-2022.