Zgjedhet kryetari i ri i LDK-së në Kamenicë

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kamenicë ka mbajtur dje Kuvendin e saj Zgjedhor me ç’rast ka zgjedhur strukturat udhëheqëse të saj.

Delegatët e Degës së LDK-së në Kamenicë me vota unanime për kryetar kanë zgjedhur veprimtarin e kësaj partie Jeton Biçkaj.

Biçkaj në krye të degës së LDK-së në Kamenicë do ta trashëgojë Shaip Surdullin i cili ka qenë edhe Kryetar i Komunës së Kamenicës.

Image may contain: 4 people, including Shaip Surdulli, people standing