Zgjerohet rruga në hyrje të këtij qyteti

Zyra për Informim e Komunës së Kaçanikut ka bërë të ditur se janë duke vazhduar punimet për zgjerimin dhe ridizajnimin e rrugëve të qytetit, përkatësisht të rrugës kryesore në hyrje të Kaçanikut.

Kryetari i Komunës, Besim Ilazi, ka dalë në terren për të parë nga afër zhvillimet që janë duke ndodhur në projektin “ Zgjerimi dhe ridizajnimi i rrugëve të qytetit”, ku punimet janë fokusuar në hyrje të qytetit.

Image may contain: mountain, sky, outdoor and nature

Momentalisht është duke u bërë zgjerimi i rrugës në hyrje të qytetit ku është duke u punuar edhe në infrastrukturën nëntokësore, ndërsa është duke u punuar edhe në ndërtimin e një rrethrrotullimi po në hyrje të qytetit.

Kryetari Ilazi e konsideroi këtë projekt si njërin ndër projektet kapitale më të rëndësishme për vitin 2019, ku pas shumë konsultimeve me qytetarët dhe me profesionist të ndryshëm, po rregullohet kjo pjesë e qytetit, e cila është dëmtuar vazhdimisht për shkak të frekuentimit të shumtë të qarkullimit të veturave në çdo kohë. Kryetari Ilazi tha se ky projekt ka edhe një rëndësi të veçantë, sepse po implementohet nga fondi i performancës së mirë komunale dhe një pjesë edhe të buxhetit komunal.