Zgjidhet Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në takimin e 286-të me radhë, nën udhëheqjen e Kryesuesit, Albert Zogaj, ka bërë përzgjedhjen dhe emërimin e Kryetares së Gjykatës Themelore në Prizren.

Anëtarët e Këshillit shqyrtuan raportet e kandidatëve për Kryetar të Gjykatës Themelore në Prizren, mandati i të cilit është pesë (5) vjeçar.

Sipas rekomandimeve të komisioneve vlerësuese për intervistimin, vlerësimin dhe rekomandimin e kandidatëve dhe pas zhvillimit të procesit të votimit, me shumicë votash, zgjodhën gjyqtaren Shpresa Emra, Kryetare të Gjykatës Themelore në Prizren.