“Zhduket” Elbert Krasniqi, mbyllë telefonin pas publikimit të Insajderit

Kryetari i Iniciativës së  Re Demokratike, (IRDK), Elbert Krasniqi, është “zhdukur” pas publikimit të hulumtimit të Gazetës Insajderi, ku dyshohet se një person me emrin Elvis Halimaj ka blerë vota për partinë e tij.

Sipas hulumtimit, Elvis Halimaj, ka blerë votat e qytetarëve për partinë e Elbert Krasniqin nga Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës dhe motrën e tij, kandidaten me numrin 18 të kësaj iniciative, Albiona Halimaj.

Gazeta Insajderi, pas publikimit të hulumtimit, ka provuar disa herë që ta kontaktojë kryetarin e IRDK-së, Elbert Krasniqi, por një koë ka qenë o pa qasshëm duke fikur telefonin.

Mirëpo, edhe pasi telefoni i tij ka qenë i hapur ai nuk i është përgjigjur thirrjeve telefonike të Insajderi.

Madje, nuk ka kthyer as SMS, që i janë dërguar për ta pyetur rreth këtij skandali.

Halimaj sipas këtyre dëshmive, dyshohet se ka blerë 40 euro një votë për partinë e Krasniqit dhe kandidaten Albiona Halimaj, shkruan Gazeta Insajderi.

Në emër të Elbert Krasniqit, Elvisi ka kërkuar votat e 5 anëtarëve të një familje në këmbim të pazave.

Qytetari votat e të cilit dyshohet se i bleu Halimaj, fillimisht i thotë t`ia dërgoj 100 euro e pastaj “goditemi”. Halimaj e siguron se kush voton për këtë parti i merr 40 euro për një votë.  /Insajderi.org