Një femër është larguar nga shtëpia e saj dhe ende nuk dihet për vendondodhjen.

Në raportin e policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 16:00 në rrugën “Sadik Stavilevci”, në Gjakovë.

Siç thuhet në raport, raportimin për humbjen e saj e ka bërë nëna e saj.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj”, thuhet në raport. /Telegrafi/