Zhduket një vajzë nga Vitomirica e Pejës

Raportohet se një vajzë është zhdukur në fshatin Vitomiricë të Pejës, e rasti është raportuar në pokici nga nëna e saj.

Sipas njoftimit të Policisë, vajza është zhdukur që nga data 26 shkurt i këtij viti.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj është larguar nga shtëpia nga data e lartcekur dhe ende nuk është kthyer. Rasti është duke u hetuar”, thuhet tutje në njoftim.