Zhvillohen zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri

Nga ora 7 në mëngjes janë hapur vendvotimet në Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan. Atje po zhvillohen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të komunave pas dorëheqjes së kryetarëve në shenjë proteste për vendosjen e taksës 100% ndaj produkteve serbe.

Gjithsej 12 kandidatë i kanë hyrë garës për kryetarë komune. Ata vijnë nga tre subjekte politike Lista Serbe, PDK dhe VV. Të drejtë vote në këto zgjedhje të jashtëzakonshme kanë 57 mijë e 983 votues në katër komunat.

Zgjedhjet po vëzhgohen nga 464 vëzhgues vendorë dhe ndërkombëtarë.