Zhytësi sulmohet nga krokodili, i kafshon kokën

Një i ri nga Florida është sulmuar nga një krokodil gjatë një zhytjeje në lumin Myakka.

Jeffrey Heim  ishte në kërkim të dhëmbëve të peshkaqenit, kur një krokodil u shfaq nga askund dhe e kafshoi në kokë dhe në dorë.

Ai u dërgua me urgjencë në spital. Si pasojë kafka e tij ishte thyer dhe ai mori 34 qepje në kokë.

“Mendova se u godita nga një helikë, ndodhi kaq shpejt, ” tha  Heim për ABC Action News. “Ndjeva sikur një varkë po shkonte me 50 milje / orë.”

Ai thotë se është me fat që është gjallë.

“Për shkak të forcës së kafshimit, ai mund të më kishte marrë diku tjetër dhe do të kisha vdekur.”

Heim, i cili i tha ABC se ai është një i apasionuar pas  kafshëve të egra detare dhe rregullisht mbledh dhëmbë peshkaqeni. Heim ka vite përvojë zhytjeje në Florida.

“Ambienti i tij, ishte duke mbrojtur familjen e vet”, thotë Heim.

“Kjo është ajo që ato kafshë janë edukuar të bëjnë, dhe këtë e mësova në rrugën e vështirë. Jam me fat që nuk ishte shumë më keq.”

Heim doli nga spitali dhe shërimi i tij do të zgjasë disa javë. Megjithatë ai falenderon Zotin që është gjallë.