Zjarr në një lokal në shesh të Prishtinës, policia jep detaje

Një lokal është kapluar nga zjarri në shesh të Prishtinës.

Nga Policia e Kosovës kanë dhënë detaje në një përgjigje për Gazetën Express.

Rasti sipas tyre ka ndodhur rreth 20 minuta më parë dhe nuk raportohet për të lënduar.

“Rreth orës 09:00   është raportuar për një zjarr në një lokal në rrugën “ Edit Durham” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe zjarrfikësit për të lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar, dhe aktualisht po vazhdon puna për hetimin e rrethanave të ngjarjes”, ka thënë zëdhënësi i policisë në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci./GazetaExpress/