Zjarret e Australisë ndryshojnë qiellin në Zelandën e Re

Tymi nga zjarret e mëdha në Australi po shkon aq larg sa Zelanda e Re, rreth 2,000 km larg, duke e ndotur ajrin dhe duke lënë erë të djegur.

Australia po lufton me zjarret e shumta të nxitura nga temperaturat rekorde dhe muajt e thatësirës.

Tymi për herë të parë arriti në ishullin jugor të Zelandës së Re më 31 dhjetor duke e kthyer qiellin një të verdhë të mjegullt.

Qysh atëherë, akullnajat e famshme të jugut janë zhdukur në mjegull, madje edhe ishulli verior ka parë qiellin të kthehen në “të egër”.

Të paktën 18 persona janë konfirmuar të vdekur nga zjarret, të cilat kanë djegur zona të mëdha në Australi.