Zjarri në Shëngjin, rrezikohen shtëpitë (Foto)

Zjarri në malin e Shëngjinit, i cili ka filluar që prej mbrëmjes së të enjtes ka vazhduar edhe në orët e mbrëmjes së sotme. Po ashtu raportohet se nga flakët ka ndodhur edhe një shpërthim.

Situata ka sjellë panik tek banorët pasi flakët të favorizuara nga era i janë afruar shumë banesave.

Ndërkohë ne terren ndodhen zjarrfikëse nga Lezha, Mirdita, Kurbini, Mati, Tirana si dhe forcat e ushtrisë.

Flakët janë favorizuar edhe nga era e fortë. Ndërkohë kanë filluar të largohen edhe pushuesit.