Zuckerberg ndryshon emrin e Facebook-it, ky është emri i ri

CEO i Facebook, Mark Zuckerberg, ka njoftuar se nga tani e tutje, kompania që ai drejton do të ndryshojë emrin në “Meta”, transmeton Gazeta Insajderi.

“Ne jemi një kompani që ndërton teknologji për t’u lidhur,” tha Zuckerberg. “Së bashku, më në fund mund t’i vendosim njerëzit në qendër të teknologjisë sonë. Dhe së bashku, ne mund të zhbllokojmë një ekonomi krijuese masivisht më të madhe.”

“Për të reflektuar se kush jemi dhe çfarë shpresojmë të ndërtojmë,” shtoi ai.

Ai tha se emri Facebook nuk përfshin plotësisht gjithçka që kompania bën tani dhe është ende i lidhur ngushtë me një produkt. “Por me kalimin e kohës, shpresoj të shihemi si një kompani metaverse.”

Megjithatë, Facebook nuk do të ndryshoj emrin në aplikacione dhe tek përdoruesit do të mbetet ende Facebook.