Zv.Kryeministrja e quan dezertore U.D. Presidenten Osmani

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj Halimaj, e ka quajtur dezertore U.D. Presidenten Vjosa Osmani.

Përmes një postimi në Facebook, përcjellë Lajme365, Balaj-Halimaj ka thënë se Kosova do t’i kishte ndryshe punët sot, po të dezertonin komandantët e UÇK-së sikurse dezertoi Vjosa Osmani.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme U.D. Presidentja Osmani dhe kreu i LVV-së Kurti, qëndruan për vizitë në Mitrovicën Veriore. Osmani dhe Kurti u detyruan ta ndërpresin vizitën e tyre të largohen nga pjesa veriore e Kosovës pas reagimeve të verbale të një grupi të qytetarëve serbë.

Postimi pa ndërhyrje i Albulena Balaj Halimajt:

Po të dezertonin komandantët e UÇK-së sikurse dezertoi sot U.D. “Kryekomandantja”, Kosova ndryshe i kishte punët sot!

UÇK me shpirt. ❤️🙏

/lajme365.com