Zv/ministri Abazi, i bën thirrje kandidatëve ta kontaktojnë!

Ndërhyrje direkte në konkursin e Ministrisë së Shëndetësisë ka bërë një zëvendës-ministër i Qeverisë së Avdullah Hotit. Bëhet fjalë për zëvendësministrin e Zhvillimi Rajonal, Eldis Abazi i cili u ka bërë thirrje kandidatëve që garojnë në konkursin e MSH-së t’i drejtohen atij për ndihmë, raporton Indeksonline

Ndër të tjera, Abazi ka shpjeguar se puna që do ta bëjnë ata që pranohen si staf mjekësor do të zgjasë deri në gjashtë muaj dhe se pagat sillen nga 400 deri 700 euro.

Ndonëse ky zv/ministër i Qeverisë Hoti s’ka të bëjë me këtë dikaster, ai insiston tek komuniteti i tij që ta kontaktojnë rreth konkursit.

“Të nderuar boshnjakë, në këtë mënyrë ju informojmë se të gjithë kandidatët që kanë garuar në konkursin e fundit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë për mjekë, specialistë mjekësorë dhe staf tjetër mjekësor në periudhën nga 3 deri në 6 muaj, mund të na kontaktoni…”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë ka hapur konkursin për rekrutimin e 200 profesionistëve shëndetësor në funksion të menaxhimit të pandemisë. Aty janë kërkuar 100 pozita- Mjek Specialist ose Mjek i Përgjithshëm me pagesë prej 704 euro në muaj, me kohë të caktuar për 3 muaj me mundësi vazhdimi edhe 3 muaj.

MSH ka kërkuar edhe 62 infermier për të cilët paga mujore do të jetë 422 euro.  Ministria e cila udhëhiqet nga Armend Zemaj ka planifikuar të punësoje edhe 4 specialist të Mikrobiologjisë, për të cilët paga mujore do të jetë 704 euro. /Indeksonline/

Image may contain: 1 person