Zv.ministri i PDK-së: Të bëhen LDK-VV-AAK-PSD bashkë, i mujmë përnjëherë

Zëvendësministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, i cili vjen nga radhët e PDK-së, Bujar Cakolli, ka ironizuar me koalicionet parazgjedhore pas zyrtarizimit të marrëveshjes ndërmjet AAK-së dhe PSD-së.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Cakolli ka thënë se preferon një koalicion të gjerë LDK-VV-AAK-PSD. Për habi, ai e ka “kursyer” partinë e Fatmir Limajt – Nisma Socialdemokrate, e cila sot u takua me LDK-në.

“Unë e kisha preferu një koalicion LDK-VV-AAK-PSD. Kur t’i mujmë i mujmë krejt përnjëherë. Marum o vlla tu i mujtë një ka një, qe nja 12 vjet”, ka shkruar Cakolli.