ZV- Ministri Xhelal Sveçla bashkë me kryetarin Agim Bahtiri vizituan Sveçla viziton disa fshatra të Zveçanit

Gjatë vizitës në pjesën veriore të vendit, ushtruesi i detyrës së ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, i shoqëruar nga kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, kanë vizituar sot disa fshatra të Komunës së Zveçanit.

Me këtë rast, Sveçla ka biseduar me banorët e kësaj ane, ku i ka siguruar për përkrahjen e të gjitha institucioneve të Kosovës për këto fshatra, me qëllim të tejkalimit sa më të lehtë të situatës së krijuar, pas përhapjes së virusit COVID-19 në veri të vendit.

Shpërndarja e disa pakove ushqimore dhe higjienike, të siguruara nga Kryqi i Kuq i Kosovës dhe Komuna e Mitrovicës, u bë edhe për banorët e fshatit Boletin të Zveçanit, për të vazhduar më tej edhe në dy fshatrat tjera.