Zveçan: Gjendet i riu që konsiderohej i zhdukur

I mituri me inicialet R. B (14) për të cilin ishte vënë në kërkim Policia e Kosovës nga mesdita, është gjetur rreth orës 16:45 minuta në Kalanë e Zveçanit. Një gjë të tillë për Radio Kontakt plus e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë, Branisllav Radoviq.  Ai ka njoftuar se rreth orës 13:00 në stacionin policor të Zveçanit është dhënë informacioni për zhdukjen e fëmijës, i cili për herë të fundit ishte parë në shkollën ” Shën Sava” në Mitrovicen e Veriut. Lidhur me rastin është kontaktuar edhe prokurori kujdestar, i cili kishte urdhëruar kërkim intensiv për këtë djalosh.” Rreth orës 12:00 është parë tek varrezat në Zveçanin e vogël, ku ishin gjetur çanta dhe xhaketa”, ka theksuar ai. Djaloshi është gjetur në Kalanë e Zveçanit në gjendje të mirë psioko-fizike, dhe nga ana e policisë i është dorëzuar familjes së tij, ka njoftuar Radoviq për Kontakt plus.