Zvogëlohet numri i personave me COVID-19 në Maqedoni

Numri i rasteve aktive me COVID-19 brenda në shtet është duke u zvogëluar. Dje numri i personave me raste aktive ishte 16704 raste nga të cilët 10231 janë në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nëpër qendrat të sëmundjeve infektive janë duke u shëruar 883 pacientë. Në gjithë shtetin ka 450 krevatë të lirë.

Deri tani, ka pasur 85494 të infektuar nga kjo pandemi. 66209 janë shëruar dhe 2581 kanë vdekur. /Telegrafi/