Zyberaj: Vetëm këtë javë, kemi refuzuar dhjetëra kërkesa të serbëve për të hyrë në Kosovë

Jetlir Zyberaj, këshilltari i ministrit në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollit , ka bërë të ditur se vetëm këtë javë kanë refuzuar dhjetëra kërkesa nga Serbia për të hyrë në Kosovë.

Zyberaj ka thënë se prej që është arrestuar Marko Gjuriq askush nga Beogradi nuk guxon të hyjë në mënyrë të paligjshme në Kosovë pa miratimin e MPJ-së, transmeton IndeksOnline.

“Që atëherë askush nga Beogradi nuk guxon të hyjë në mënyrë të paligjshme pa miratimin tonë në Kosovë. Vetëm këtë javë dhjetëra kërkesa kemi refuzuar”, ka shkruar ai në Facebook.

Ky është postimi i plotë i tij:

Kur Marko Djuriç u arrestua vjet nga Policia e Kosovës dhe ishte ngreh zhag në rruget e Prishtinës, në vend ngjarje ka qenë edhe Milan Radonjiç por dikush e kishte paralajmeruar të largohet.

ZvKm Pacolli më kishte udhëzuar që të menaxhoja operacionin së bashku me ish-Ministrin e Brendshëm Flamur Sefaj dhe urdhërat kanë qenë për të arrestuar të gjithë që e pengonin operacionin përfshirë edhe Milan Radonjçiçin.

Megjithë konsekuencat që do të kishim shumë prej nesh, si paditë nga shteti serb, ne vazhduam operacionin sepse bëhej në mbrujtje të Kushtetutës së Kosovës.

Që atëherë askush nga Beogradi nuk guxon të hyjë në mënyrë të paligjshme pa miratimin tonë në Kosovë. Vetëm këtë javë dhjetëra kërkesa kemi refuzuar.