Zyra e UÇK’së në Qeveri që tre muaj e mbyllur

Ka tre muaj që zyra e veteranëve të UÇK-së në Qeverinë e Kosovës është jashtë funksionit.

Hyrje-daljet në ndërtesën e qeverisë nuk ndalen për asnjë moment.

E në mesin e këtyre personave, ka edhe të tillë që vijnë për t’u pajisur me dokumente që lëshohen nga Zyra e Veteranëve.

Mirëpo, kategoritë e dala nga lufta e UCK-së, ka kohë që nuk po mund t’i marrin vërtetimet e nevojshme.

E dikush që udhëhoqi këtë zyre për gati 1 vit, tregon për problemet që po hasin kjo kategori.

Ish-drejtori Sylë Vitia thotë se merr dhjetëra thirrje brenda ditës.

Më parë kushdo që emërohej këshilltar politik i kryeministrit për këto çështje, udhëheqtë edhe zyrën në fjalë deri në mbarimin e mandatit të ekzekutivit.

Mirëpo Vitia që ishte drejtor në kohen e qeverisë Hoti, thotë se të njëjtit ndërruan rregulloren për emërimin e udhëheqësit të zyrës.

Por, pavarësisht kësaj, përse nuk u emërua drejtori i ri që 3 muaj dhe zyra mbeti jashtë funksionit?

T7 ka provuar disa herë të marrë një përgjigje nga shoqatat e luftës së UÇK-së, por udhëheqësit e saj kanë refuzuar të flasin.

Sido që të jetë, gjatë javës pritet që ekzekutivi dhe shoqata për kategoritë e dala nga lufta, të takohen për zgjidhjen e kësaj çështjeje.