Zyrtare : Amerikani , Ajay Sanders, nënshkruan me Ponte Prizreni

Ajay Sanders është përfocimi i radhës i huaj në skuadrën “ Ponte Prizreni”, bëhet e ditur në faqen zyrtare të klubit prizrenas..

Ajay Sanders i gjatë 1.93 cm luan në pozitat 3/2 dhe shquhet me efikasitet të lartë nga vija 6.75cm.

Lojtari në fjalë vjen nga ekipi i njohur amerikan “Costal Carolina” me mesatare 7.6 pikëve dhe 4.5 kërimeve në kompeticionin e shquar NCAA 1.

Në ditët në vijim do kemi lajme edhe më bombastike, shkruhet në këtë faqe të klubit prizrenas, i cili vitin e kaluar debutoi me mjaft sukses në elitën e basketbollit kosovar.