Zyrtare: Anel Rashkaj kthehet në Suedi, nënshkruan me Orgryte IS

Anel Rashkaj ka nënshkruar me Orgryte IS për dy vitet e ardhshme.

Lojtari ka nënshkruar me klubin që bën pjesë në Superettan, apo niveli i dytë i futbollit suedez.

Mesfushori kthehet në Suedi pas një viti të kaluar në ligën finlandeze dhe SJK, ku kishte kaluar pas tre sezonesh në AFC Eskilstuna ku ishte kapiten i skuadrës.

“Pas qëndrimit në Finlandë, ndjeva se doja të kthehesha në Suedi dhe pastaj mësova për interesin e ÖIS dhe sigurisht që ishte kënaqësi e madhe”.

“Emocionuese sepse ÖIS është një klub i madh dhe ndihet se ka një projekt emocionues këtu. Duke marrë parasysh sesi ÖIS synon të luajë këtë vit, mendoj se kjo mund të më përshtatet shumë”, ka thënë Rashkaj.

Mesfushori vazhdon të mbetet pjesë e Kosovës, ku ftohet rregullisht nga përzgjedhësi Bernard Challandes. /Telegrafi/