Zyrtare: Ballkani largon gjashtë dhe huazon tre lojtarë para pjesës së dytë të edicionit

Ballkani ka bërë disa lëvizje befasuese së fundmi, si shenjë për përgatitjen e pjesës së dytë të edicionit.

Skuadra nga Theranda ka njoftuar se ka larguar plotë gjashtë lojtarë, e që marrëveshja mes palëve ishte e dyanshme.

Në anën tjetër, Ballkani ka njoftuar se ka huazuar edhe tre lojtarë në Ligën e Parë të Kosovës, për shkak të minutazhës së tyre të vogël në klub.

Më poshtë mund të lexoni statusin e tyre të plotë në Facebook (pa ndërhyrje):

Njoftim

Të dashur tifoz 🧡🖤

Pas mbarimit te stinorit vjeshtor, tani në afatin kalimtar i cili karakterizohet me lëvizje të futbollistëve, duke u përpjekur për më të mirën e klubit dhe lojtarëve kemi arritur marrëveshje të dyanshme dhe me mirëkuptim për nderprerjen e bashkëpunimit me lojtarët :

Armend Rugji;

Liridon Fetahaj;

Roni Gashi;

Melos Bajrami

Armin Bosnjak

Leorant Marmullaku

Ne si klub i falenderojm të gjithe të lartëcekurit për kontributin e dhënë duke mbrojtur ngjyrat e klubit tonë. Me këtë rast i’u  urojmë shëndet dhe suksese të mëtutjshme në futboll 🙏

Gjithashtu i’u njoftojme se kemi gjetur bashkpunim me klubet nga liga e parë për huazimin e lojtarëve tanë të cilët nuk kan pasur shume hapsirë ne klub, ku presim se të gjithë do të ken sjellje dhe punë profesonale 🙏,

Huazimet:

Albin Berisha (Liria FC);

Endrit Asllanaj (FC Malisheva);

Bleon Sekiraqa (FC Malisheva).

Na priftë e mbara Suharekë. /Telegrafi/