Zyrtare: Feronikeli luan kundër Slovan Bratislava në Europa Ligë

Feronikeli ka mësuar emrin e kundërshtarit në Europa Ligë. Slovan Bratislava do të jetë kundërshtari i Feronikelit.

Skuadra sllovake në kualifikimet e Ligës së Kampionëve u mposht nga Sutjeska pas penalltive, pasi në dy ndeshje rezultati ishte i barabartë 1-1.

Me 25 korrik zhvillohet ndeshja e parë në Bratisllavë ndërsa ajo e kthimit në “Fadil Vokrri” me 1 gusht.